Dëmtimi i Alabës shokon Realin

Futboll

Dëmtimi i Alabës shokon Realin

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 17:13
David Alaba

David Alaba ka shokuar Realin e Madridit. Rikuperimi i austriakut nuk ka shkuar siç duhet.

Dëmtimi i ligamentit kruciat anterior nuk ka kaluar pa probleme dhe data e rikthimit në fushë nuk është më ajo e fiksuar pas operacionit.

Sipas “Relevo” Alaba nuk do të rikthehet në fushat e lojës në tetor, por një gjë të tillë do të mund ta bëjë vetëm në janar.

32-vjeçari u dëmtua dhjetorin e kaluar në një ndeshje kundër Vijarealit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat