Reali apo Barcelona?

Futboll

Reali apo Barcelona?

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 17:53
Jonathan Tah

Gara e merkatos 2025 ka nisur që tani, sidomos në Spanjë.

Sipas gazetës katalanase Sport, Real Madridi ka hyrë në garë me Barcelonën për qendërmbrojtësin e Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah.

Duke qenë se kontrata e tij skadon në fund të sezonit, ai mund të transferohet me parametra zero dhe kjo e bën lojtar më të kërkuar në treg.

Los Blancos ka hasur në vështirësi kryesisht nga Bayern, klub i cili zakonisht nuk lë hapësirë që lojtarët e kombëtares gjermane të largohen nga Bundesliga.

Barcelona, ndërkohë, është e pozicionuar më dobët, sepse i duhet të shesë një mbrojtës për të arritur te Tah. Sigurisht, nëse gjendja ekonomike nuk përmirësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat