Kombëtarja e Kosovës niset për Lituani

Futboll

Kombëtarja e Kosovës niset për Lituani

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 18:00
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka marrë rrugën për në shtetin e Lituanisë.

“Dardanët” udhëtojnë për në Lituani, për ndeshjen e Ligës së Kombeve, që e luajnë ndaj këtij shteti.

Ndeshja do të luhet në kuadër të xhiros së tretë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Me selektorin Franco Foda, kanë udhëtuar të gjithë lojtarët, përveç Leart Paçaradës, i cili u kthye në Gjermani shkaku i një lëndimi të pësuar me klubin e tij Koln gjatë fundjavës së kaluar.

Ndeshja do të luhet më 12 tetor me fillim nga ora 15:00.

Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon më 15 tetor në “Fadil Vokri” ndaj Qipros.

Edicionin e rregullt të Ligës së Kombeve, Kosova e mbyllë në nëntor, me dy ndeshjet ndaj Lituanisë dhe Rumanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat