Ronaldo akuzohet se i dërgoi mesazh me zë të nevrikosur ish-lojtarit të Realit

Futboll

Ronaldo akuzohet se i dërgoi mesazh me zë të nevrikosur ish-lojtarit të Realit

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 19:04
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është akuzuar se i ka dërguar një mesazh me zë “i nevrikosur” ish-lojtarit të Real Madridit, Antonio Cassanos, i cili kishte folur për të para disa ditësh.

Ronaldo është i njohur për pëlqimet që ka ndaj kritikave, me reagime të shumta edhe në të kaluarën.

Një kujtim më i freskët është ky i fundit me Antonio Cassanon, i cili tha se ka ndjerë nervozizëm në mesazhin me zë të Cristianos drejtuar tij.

Cassano, që në karrierën e tij ka luajtur edhe për Romën, Milanin dhe Interin, vazhdimisht ka folur për Ronaldon.

Së fundmi, Cassano kishte thënë se Ronaldo nuk di të luajë futboll, vetëm të shënojë.

Derisa, ai kishte përmendur pesë lojtarë më të mirë se Ronaldo në histori të futbollit, me Messin e Ronaldo “Fenomenin” që ishin pjesë e listës.

Motra e Ronaldos ishte e para që u kundërpërgjigj, por duket që edhe Ronaldo nuk e la keq.

Në “BSMT Podcast”, Cassano zbuloi detaje, duke thënë se pranoi një mesazh nga një numër i panjohur.

Sipas Cassanos, ishte Ronaldo, i cili ia dërgoi tërë trofetë e tij të fituar, së bashku me një mesazh me zë.

“Pasi thashë se Ronaldo nuk është në top 10-shen time, pranova një mesazh me +34”, tha Cassano.

“Ishte ai, më dërgoi një listë të trofeve të fituar. Ai shtoi edhe një zë, duke më thënë se nuk e kam respektuar”, shtoi Cassano.

“Unë ia ktheva: Ronaldo më dëgjo, ti e di se ku është problemi. Ti nuk më pëlqen si lojtar”, vazhdoi Cassano.

Disa vite më herët, raportohej se Ronaldo e kishte bllokuar uebsajtin “TransferMarkt”, pasi ata i kishin vendosur vlerën prej 67.5 milionë funte dhe e kishin vendosur të 37-tin në botë.

“Ishte një listë e publikuar në Instagram, e lojtarëve 33-vjeçar e më të vjetër, por atij nuk i pëlqeu. Mendonte se vlente më shumë. Por, ai ishte në vendin e parë”, kishte thënë Daniel Busch, menaxheri i “TransferMarkt” për Mbretërinë e Bashkuar.

“Ai i dërgoi një mesazh punëtorëve të rrjeteve sociale tona. Ata iu përgjigjën, ia spjeguan pse dhe i thanë: ‘Prej lojtarëve të gjeneratës tënde, ti je i pari dhe larg më i vlerësuari’”, kishte thënë Busch për “The Athletic”.

“Ishte një diferencë e madhe prej 30-40 milionëve, mirëpo ai i dërgoi disa emoji me buzëqeshje dhe na bllokoi”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat