Dani Carvajal ishte një nga lojtarët më të mirë në botë për pozitën e tij, por që fatkeqësisht pësoi një lëndim të tmerrshëm.
Ai ishte kapiten i skuadrës, i cili tashmë do të zëvendësohet nga Luka Modriç.
Carvajal do të jetë larg fushave të blerta për një vit, derisa kjo e ka shqetësuar tej mase Carlo Ancelottin.
“Carva” ishte lojtari që mbajti fjalim në dhomat e zhveshjes pas humbjes së turpshme nga Lille, derisa qëndrimi i tij në stërvitje po ashtu do të jetë një mungesë e madhe për klubin mbretëror.
Sipas “Diario AS”, Federico Valverde do të marrë përgjegjësinë mbi supet e tij, duke qenë një nga lojtarët më me pasion te Real Madridi.
Ai do të jetë “kapiten”, me apo pa shirit, me 26-vjeçari që do ta udhëheq ekipin në fushë si lider, me Modricin që do të ketë “punë të tjera” në fushë.
Edhe Lucas Vazquez mund të quhet si një veteran i Realit, mirëpo as ai e as Modric nuk janë aq vendimtar për “Los Blancos” këtë sezon.
Festimet e tij pas golave të shënuar e ndërhyrjeve të bëra, e bëjnë Valverden të përshtatshëm për këtë rol. Megjithatë, ndonëse ky rol i shkon shumë për shtati, mungesa e Carvajalit do të jetë e madhe.