Maqedonia e Veriut kthehet me tre pikë nga Riga, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 Letonisë.
Maqedonia për tre ndeshjet e para të grupit 4, ka dy fitore e një barazim.
Futbollisti Lirim Qamili shënoi golin e parë për Maqedoninë.
Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu e Isnik Alimi, u paraqitën nga minuta e parë për Maqedoninë.
Lirim Qamili futet në minutlne 66-të në vend të Alioskit, ndërsa Musliu është zëvendësuar në minutën e 55-të.
Atanasov (35’), Qamili (70'), Elmas (90+3'), realizuan për Maqedoninë.
Në Grupin e 4-të, Maqedonia e Veriut kryeson me 7 pikë, pasojnë Armenia me 3, Letonia 3 dhe Ishujt Faroe 1 pikë.