Lirim Qamili shënon golin e parë për Maqedoninë e Veriut

Futboll

Lirim Qamili shënon golin e parë për Maqedoninë e Veriut

Nga: K. Goca Më: 10 tetor 2024 Në ora: 19:49
Lirim Qamili

Maqedonia e Veriut kthehet me tre pikë nga Riga, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 Letonisë. 

Maqedonia për tre ndeshjet e para të grupit 4, ka dy fitore e një barazim. 

Futbollisti Lirim Qamili shënoi golin e parë për Maqedoninë.

Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu e Isnik Alimi, u paraqitën nga minuta e parë për Maqedoninë.

Lirim Qamili futet në minutlne 66-të në vend të Alioskit, ndërsa Musliu është zëvendësuar në minutën e 55-të.

Atanasov (35’), Qamili (70'), Elmas (90+3'), realizuan për Maqedoninë.

Në Grupin e 4-të, Maqedonia e Veriut kryeson me 7 pikë, pasojnë Armenia me 3, Letonia 3 dhe Ishujt Faroe 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat