Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të premte përballë Çekisë, sfidën e vlefshme për Nations League.
Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Epet Arena” të Pragës, do të startojë në orën 20:45. Në prag të kësaj sfide ka folur dhe trajneri i kuqezinjve, Sylvinho.
A keni marrë informacione nga Qazim Laçi për Çekinë? A do të luajë ai nesër?
“Nuk i kam kërkuar informacione për shokët e tij të ekipit te Sparta. Por nëse ai luan nesër apo jo, do të varet nga informacionet që do të më japë ai (qesh)”.