“Kvaradona” shpallet më i miri i Serie A për shtator

Futboll

“Kvaradona” shpallet më i miri i Serie A për shtator

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 20:39
Khvicha Kvaratskhelia

Khvicha Kvaratskhelia i Napolit e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit shtator në Serie A, ka njoftuar “Lega Serie A” të enjten. 

Bashkëlojtari i Amir Rrahmanit e mposhti në konkurrencë Christian Pulisicin e Milanit. 

Gjeorgjiani Kvaratskhelia shënoi dy gola në muajin shtator, ndërsa Napoli i drejtuar nga Antonio Conte fitoi ndaj Cagliarit dhe Monzas. Napoli është në vendin e parë me dy pikë më shumë se Interi i vendit të dytë.  

Trofeu i këtij çmimi do t’i jepet Kvaratskhelias para ndeshjes Napoli – Lecce, që zhvillohet më 26 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat