Lojtari që është dhëndër në Serbi, e pyesin: A do të jetë truproja e Granit Xhakës? Kjo është përgjigja interesante

Futboll

Lojtari që është dhëndër në Serbi, e pyesin: A do të jetë truproja e Granit Xhakës? Kjo është përgjigja interesante

Nga: K. Goca Më: 10 tetor 2024 Në ora: 21:21
Granit Xhaka

Remo Freuler, futbollisti i kombëtares zvicerane dhe dhëndëri serb, ka folur për ndeshjen e ardhshme ndërmjet ekipit të tij dhe Serbisë në Ligën e Kombeve (e shtunë, ora 20:45).

"E gjithë kjo ishte veçanërisht interesante për gazetarët zviceranë, kështu që Remo Freuler iu përgjigj edhe disa pyetjeve që nuk kanë të bëjnë me futbollin.

Sidomos kur u pyet nëse do të ishte truproja e Granit Xhakës, i cili në të kaluarën dhe gjatë përplasjeve mes dy kombëtareve shfrytëzonte çdo mundësi për të provokuar dhe shkaktuar incidente", shkruan nmë tej.

“A do të jem unë truproja e Xhakës?

Nuk mendoj se një gjë e tillë do të jetë e nevojshme.

Asgjë nuk do të ndodhë", i është përgjigjur shkurt Remo Freuler kësaj pyetjeje provokuese.

“Freulerr vjen rregullisht në Serbi me familjen e tij dhe flet pak serbisht”, ka shkruar media serbe “Kurir”.

“Po, këtë verë ishim në Beograd për pesë ditë për pagëzimin e vajzës sime.

Meqë gruaja ime flet shumë me fëmijët serbisht, është normale që edhe unë të mësoja pak”, tha Freuler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat