Rrudhani: Kosova e gatshme për të marrë tri pikë në Lituani

Futboll

Rrudhani: Kosova e gatshme për të marrë tri pikë në Lituani

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 21:37
Donat Rrudhani

Futbollisti i Kosovës, Donat Rrudhani, ka thënë se Kombëtarja është e përgatitur për të marrë tri pikë në ndeshjen kundër Lituanisë.

Kosova ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para nisjes për në Lituani, ku më 12 tetor do të përballet me kombëtaren vendase.

"Atmosfera është shumë e mirë. Jemi stërvitur në mënyrë intensive dhe kemi punuar shumë taktikisht.

E kemi analizuar Lituaninë, e dimë çfarë kualitete dhe dobësi kanë, prandaj jemi të përgatitur për t'i marrë tri pikë atje", ka thënë Rrudhani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat