Rrahmani: Kosova e përgatitur për ta goditur Lituaninë në pikat e dobëta

Futboll

Rrahmani: Kosova e përgatitur për ta goditur Lituaninë në pikat e dobëta

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 21:39
Albion Rrahmani

Futbollisti i Kosovës, Albion Rrahmani, ka thënë se kombëtarja e Kosovës është fokusuar në pikat që besohet se janë të dobëta për Lituaninë.

 "Dardanët" kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali. 

"Atmosfera është shumë e mirë dhe jemi shumë të përgatitur për këtë ndeshje.

Shpresojmë në rezultat pozitiv, ta nisim mirë në ndeshjen e parë dhe më pas të synojmë fitore të reja në 'Fadil Vokrri'.

E kemi analizuar kundërshtarin shumë mirë dhe kemi punuar në të gjitha pikat ku mendojmë se mund ta dënojmë.

Besoj që jemi në rrugën e duhur dhe presim ndeshjen për të zbatuar skemat që kemi stërvitur", ka thënë Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat