Afrim Tovërlani: Kemi disa mungesa në formacion

Futboll

Afrim Tovërlani: Kemi disa mungesa në formacion

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 21:42
Pamje nga stërvitja

Kombëtarja e Kosovës U21 ka mbajtur sot seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së rëndësishme kundër Polonisë, e cila do të zhvillohet nesër në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Selektori i Kosovës U21, Afrim Tovërlani, në deklaratën e tij lidhur me kundërshtarin u shpreh: “Performanca e djemve është e mirë.

Sa i përket kundërshtarit ata kanë qenë favoritë të grupit së bashku me Gjermaninë, por e jona ështè japim maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv.

Natyrisht, do të jemi të matur, pasi kemi të bëjmë me një skuadër shumë të mirë, por do të insistojmë të marrim maksimumin e asaj që na jepet mundësia.

Edhe pse kemi disa mungesa në formacion, besoj se lojtarët që i kemi do ta arsyetojnë pse janë të ftuar dhe pse e fillojnë ndeshjen”,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat