Kombëtarja e Kosovës U21 është gati për sfidën e nëserme ndaj Polonisë U21.
Ndeshja luhet në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri" në Prishtinë”..
Lojtarët gjithashtu kanë shprehur entuziazmin e tyre përpara kësaj ndeshje.
Ata janë të vendosur të tregojnë vlerat e tyre në fushë dhe të japin më të mirën në fanellën dardane.
“Stërvitjet kanë shkuar mjaft mirë. Jemi bazuar në lojërat e kaluara të Polonisë, i kemi analizuar ato dhe i kemi bërë detyrat tona siç është më së miri dhe besoj se kemi punuar mjaft mirë taktikisht që të dalim me rezultat pozitiv”, tha Milot Avdyli.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Veton Tusha, duke theksuar se skuadra është e bashkuar dhe e gatshme për këtë sfidë.
“Do të luajmë në vendin tonë dhe është një emocion i mirë, pasi presim që të ketë shumë tifozë që do të na përkrahin dhe të arrijmë rezultat pozitiv.
Gjithçka në stërvitje ka shkuar perfekt”, tha Tusha.