Alimi: Ia dolëm që mbrohemi mirë dhe të shënojmë 3 gola, tani kërkojmë fitore edhe në Jerevan

Futboll

Alimi: Ia dolëm që mbrohemi mirë dhe të shënojmë 3 gola, tani kërkojmë fitore edhe në Jerevan

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 21:51
Isnik Alimi

Isnik Alimi ishte një ndër futbollistët më të merituar për fitoren e pastër të Maqedonisë së Veriut ndaj Letonisë me rezultat 3-0.

Edhe pse u gjend në një situat të pakëndshme dhe të pa provuar deri më tani, që në linjën e fundit të bashkëpunojë me Visar Musliun, ai dha maksuimumin dhe arriti deri te qëllimi kryesor që Maqedonia mos të pësojë disfatë.

“Normal vlerësim maksimal, vështirësi ke në çdo ndeshje, me rëndësi është se ne në ato vështirësi nuk pranuam gol dhe ia dolëm si ekip, u mbrojtëm.

Normal ka momente vuajtje, por me rëndësi është t’i kalosh ato gjatë ndeshjes.

Për ne ishin të rëndësishme tre pikë, ia dolëm me tre gola. E rëndësishme është të mos pranosh gol. Kjo fitore është shumë e rëndësishme që na jep më tepër siguri,” tha në fillim Alimi.

Alimi beson se me këtë siguri në këtë përballje, posaqërisht në mbrojtje, Maqedonia do të kërkojë rezultat pozitiv edhe në sfidën e radhës, kundër Armenisë në Jerevan.

Normal në Armeni shkojmë për fitore, por me fitoren e sotme kemi më shumë siguri dhe besim. Ne mësuam prej ndeshjes me Ishujt Faroe, me gabimin që bëmë atje mësuam dhe sot ishim më agresiv, atë që e deshëm e morëm dhe tani me këtë fitore shkojmë në Armeni me më shumë besim, shpresoj atje të dalim me rezultat të mirë,” shtoi Alimi.

Isnik Alimi, beson se në këtë pozitë i pazëvëndësueshëm është Visar Musliu, i cili u lëndua në sfidën me Letoninë dhe lajmet e para thonë se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim më serioz.

“Unë vetëm në raste urgjente luaj në mbrojtje. Musliu është i pazëvendësueshëm në atë pozitë, por unë jam i gatshëm të ndihmoj ekipin ku do që ka nevojë. Aty u gjenda mirë me ndihmën e shokëve. Shkoi mirë dhe nuk pranuam gol,” tha mes tjerash Alimi.

Sfida e radhës për Maqedoninë do të jetë më 13 tetor, kundër Armenisë, një sfidë e cila do të zhvillohet në orën 20.45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat