Milevski: Lirim Qamili një potencial në rritje

Futboll

Milevski: Lirim Qamili një potencial në rritje

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 21:53
Blagoja Milevski

Pas fitores së ndaj Letonisë, trajneri i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, u shreh i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, edhe pse kishte vështirësi me lëndimet, kartonët dhe virozën, e cila ndaloi Dimovskin që të luajë në këtë sfidë edhe pse ishte i planifikuar në formacionin e parë.

“Jam i kënaqur nga qasja dhe angazhimin e futbollistëve, nga loja në disa momente, disa sekuenca nuk jam i kënaqur , mirëpo në këtë moment me më shumë rëndësiështë fitorja. Dhe të gjithë ato anomalitë të cilat na u paraqitën në këtë ndeshje do ti zgjedhim në ecurinë tonë.

Sa i përket situatës në të cilën u gjendëm, për shkak trë lëndimeve, kartonëve dhe virusit, i cili preku Bojan Dimovskin, që ishte planifikuar që të luajë vetëm 30 minuta me rekomandim të mjekëve.

Situata aktuale në terren na detyroi që të shfrytëzojmë edhe Velkovskin, i cili nuk ishte i paraparë në ekipin e grumbulluar,” tha në fillim Blagoja Milevski.

Ndërkohë për sa i përket situatës së Visar Musliut, trajneri Milevski ishte pak i brengosur.

“Është një lëndim i lehtë dhe nuk është shumë serioze në shikim të parë, pasi që ka lënduar vetëm nervin e këmbës.

Shpresojë që të jetë gati për sfidën e radhës,” tha mes tjerash Milevski.

Në pyetjen e gazetarëve se a ishte fitore me taktikën e trajnerit, Milevski ishte i qartë.

“Për fitoren, më meritor ishin futbollistët dhe ne jemi vetëm një logjistikë. Natyruisht se kishim shumë plane, si ajo a, b, c dhe d. Mirëpo situata në terren kërkon që të keni shumë plane rezerve.

Mirëpo meritat janë të futbollistëve dhe ata meritojnë të gjitha uratat në mënyrë se si e drejtuan ndreshjen, si ndaj Armenisë ashtu edhe ndaj Letonisë.

Në fund Milevski tha edhe fjalë miradie për Lirim Qamilin, i cili shënoi golin e parë në fanellën e Maqedonisë, duke plotësuar premtimin para ndeshjes se do të shënojë gol në Riga.

“Qamili është një futbollist, i cili ndalgadal merr vendin e tij në ekipin tonë dhe me shpejtësinë e tij ndalgadal adaptohet në stilin tonë të lojë. Besojë se ka një potencial të lartë , të cilën do të dëshmojë në të ardhmen dhe besojë se do të jep maksimumin e tij në ecurinë e tij futbollistike,” tha mes tjerash Milevski

Trajneri i Msqedonisë në fund potencoi se ekipi është duke u ndërtuar prej momentin kur u shijua disfatë e thellë me 0-7 në Old Traford dhe se tani për tani ekipi është në rrugë të mbarë dhe do të duhet pak kohë që të dëshmojë edhe potencialin e plotë që ka kjo gjeneratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat