Nagelsman: Klopp është njeriu i duhur

Futboll

Nagelsman: Klopp është njeriu i duhur

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 22:12
Nagelsman e Klopp

Komisari teknik i Gjermanisë, Julian Nagelsman ka thënë të vetën sa i përket të ardhmes së Jurgen Klopp..

Ish-trajneri i Liverpul siç dihet ka lidhur një akord me Red Bull dhe do të jetë mbikqyrësi i të gjitha skuadrave, të cilat zotërohen nga kompania e pijeve energjike.

Pjesë e këtij “universi” ka qenë edhe Nagelsman, i cili përpara se të transferohej në Mynih ishte trajner i Lajpcig.

“Mendoj se si Red Bull dhe Jurgen Klop do të bëjnë një punë të shkëlqyer bashkë.

Them se Klopp është njeriu i duhur pasi ka grumbulluar shumë eksperiencë”, tha Nagelsman.

Pas akordit të fundit mes Red Bull dhe Klop mediet kanë spekuluar se palët kanë rëndë dakord për një klauzolë, e cila do të hynte në fuqi nëse në kërkim të trajnerit do të vihej Federata Gjermane e Futbollit.

Mbi këtë temë, Nagelsman nuk ndihet i rrezikuar dhe tha: “Nuk mendoj se Klop ka një klauzolë me Red Bull. Unë njoh fare mirë drejtuesit e Red Bull dhe jam i bindur se nuk kanë vendosur një klauzolë, e cila i lejon Klop të largohet në rast se e thërret Kombëtarja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat