Brazili ka shënuar fitoren e radhës në kualifikimet për Kampionatin Botëror.
“Selecao” triumoi 1:2 me përmbysje në udhëtim ndaj Kilit.
Eduardo Vargas kaloi vendasit në epërsi në minutën e dytë të ndeshjes.
Da Cruz barazoi shifrat në minutat shtesë të pjesës së parë, për të nivelizuar gjithçka.
E Luiz Henrique në minutën e 89-të realizoi për t’ia dhënë Brazilit tri pikë të rëndësishme.
Me këtë fitore, Brazili tani shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e katërt dhe gjendet brenda zonës për kualifikim.
Në anën tjetër, Kili që po kalon nëpër një periudhë të vështirë është në pozitën e parafundit me vetëm pesë pikë.