Mehmeti rreth organizimit Shqipëri-Serbi: Në Kosovë ende gjaku i njomë

Futboll

Mehmeti rreth organizimit Shqipëri-Serbi: Në Kosovë ende gjaku i njomë

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 12:54
Esat Mehmeti,

Ish-portieri i njohur Esat Mehmeti, ka shprehur qëndrimin e tij kritik ndaj mundësisë së organizimit të përbashkët të Kampionatit Evropian U21 të vitit 2027 mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Shqipëria dhe Serbia janë në pritje të vendimit të UEFA-s më 16 dhjetor, kur do të merret vendimi nëse të dy vendet do të marrin dritën jeshile për të organizuar së bashku Kampionatin Evropian U21 të vitit 2027.

Mehmeti ka folur emisionin "Sport Elite": Ai ka vënë theksin te ndjeshmëria e shqiptarëve të Kosovës sa i takon një bashkëorganizimi me Serbinë. 

"Ne Kosovë ende gjaku është i njomë. Nuk është mirë që të na lëndojnë", ka thënë Mehmeti, duke u referuar plagëve të luftës së fundit po edhe më herët në histori. 

Ai gjithashtu ka kritikuar faktin se në Shqipëri, pas luftës, janë përfshirë trajnerë dhe futbollistë serbë, ndërkohë që pjesëmarrja e kuadrove kosovare ka qenë e kufizuar. "Edhe pas luftës së Kosovës, në Shqipëri ka trajnerë e futbollistë serbë.

Ndryshe, pak kosovarë kanë qenë të angazhuar në Shqipëri si trajnerë. Pse? Edhe Kosova ka kuadro", ka theksuar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat