Messi: Kushte skandaloze, nuk bëmë dot dy pasime radhazi

Futboll

Messi: Kushte skandaloze, nuk bëmë dot dy pasime radhazi

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 13:17
Lionel Messi

Lionel Messi është i lumtur për kthimin në kombëtare, pas dëmtimit, por jo aq për barazimin 1:1 ndaj Venezuelës.

Kapiteni i Argjentinës e komentoi kështu ndeshjen në transfertë, e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut, me synim sigurimin e biletave finale të Botërorit 2026:

“Ishte një pritje e gjatë për të luajtur përsëri. Kishte kaluar një kohë e gjatë pa luajtur me kombëtaren, më kishte munguar kjo fanellë. Natyrisht, ndihem i lumtur që jam kthyer, që jam në gjendje të kem vazhdimësi, të jem sërish këtu.

Nëse themi të vërtetën është bërë shumë e vështirë të luash këtu, në të tilla kushte.

Grumbullimi nuk na ndihmoi të bënim atë që donim. Nuk ishim të përgatitur për një ndeshje të tillë, u zumë në befasi për të luajtur me topat e dytë dhe shfrytëzuar gabimet e kundërshtarit.

Nuk ia dolëm dot të bënim dy pasime radhazi për shkak të kushteve skandaloze të fushës. Jam i lumtur të luaj sërish në Argjentinë, të martën. Tani do të udhëtojmë, do të pushojmë dhe do të përgatitemi për ndeshjen në shtëpi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat