Simeone: Objektivi është i njëjti çdo vit

Futboll

Simeone: Objektivi është i njëjti çdo vit

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 14:32
Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka thënë se objektivi i sezonit mbetet arritja mes katër të parëve në renditjen e La Liga-s.

Në një intervistë të dhënë për ESPN, Simeone tha se Atletico e nis ccdo sezon me të njëjtin objektiv.

“Realiteti ynë është të jemi në Champions League.

Objektivi që klubi vendos vit pas viti të vazhdojë të rritet.

“Kjo do të thotë të jesh mes tre më të mirëve, sot mes katër të parëve. Është e qartë se ne të gjithë duam të jemi kampionë.

“Ne luajmë në një kampionat ku, ndoshta, luajnë dy skuadrat më të mira në Europë, si Real Madrid apo Barcelona, ​​dhe padyshim që përballesh me ata në çdo kompeticion që luan.

“Me një sezon të mirë, atë dozë fati që duhet të ketë çdo ekip dhe me një rënie të rendimentit nga njëra prej të dyjave, ose të dyjave, me siguri do të hapet një mundësie, siç ndodhi në 2014-ën dhe në 2021-shin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat