Vinicius Junior i rritet vlera, bashkë me Haaland më të vlefshmit në botë

Futboll

Vinicius Junior i rritet vlera, bashkë me Haaland më të vlefshmit në botë

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 14:39
Vinicius Junior

Vinicius Junior ka bërë tjetër ngritje në vlerë.

Ylli brazilian tani vlerësohet në 200 milionë euro, sipas Transfermarkt.

Ai iu bashkua Erling Haaland si dy futbollistët më të vlefshëm në botë.

Vlera paraprake e yllit të Real Madridit kishte qenë 180 milionë, kurse sot iu përditësua duke u rritur në +20 milionë euro.

Pas tyre gjenden Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe me nga 180 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat