Kluivert: Ja cili është problemi i Mbappes

Futboll

Kluivert: Ja cili është problemi i Mbappes

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 14:59
Lewandowski e Mbappe

Ish-sulmuesi i Barcelona-s, Patrick Kluivert, është i befasuar nga skuadra e Hansi Flick në këtë sezon.

Kluivert ka pranuar gjithashtu se nuk është i befasuar nga paraqitjet e Robert Lewandowski në këtë sezon.

“Barcelona po luan mirë, pavarësisht dëmtimeve. Meritojnë të jenë aty ku janë dhe Hansi po bën një punë të mirë.

Nuk jam i befasuar nga Robert, gjithmonë e kam admiruar, të shohim sa gjatë do të vazhdojë ecuria e ndeshjeve me gol”, tha Kluivert për Marca-n.

Kluivert foli edhe për kalimin e Mbappe te Real Madrid dhe ka thënë se ka shumë besim te francezi.

“Ai duhet të përshtatet. Nuk është e lehtë të kalosh gjithë karrierën në Francë dhe më pas te shkosh në Spanjë ku kampionati është shumë i fortë dhe nuk është e lehtë të përshtatesh.

“Atij i duhet kohë, por për mua është një nga më të mirët në botë. Jam i sigurt se do të përshtatet dhe do të bëjë diferencën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat