Lideri i Kombëtares nën vëzhgim ndaj Çekisë

Futboll

Lideri i Kombëtares nën vëzhgim ndaj Çekisë

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 15:41
Ismajli - Asllani - Ramadani

Ardian Ismajli po zhvillon ndeshjet më të mira në karrierën e tij te Empoli.

Mbrojtësi ka nisur siç duhet këtë sezon me skuadrën italiane duke bërë paraqitje të shkëqyera.

Forma e tij ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të tjera, të cilat sipas “Tuttosport” janë vënë pas shërbimeve të mbrojtësit. Juventusi është skuadra e interesuar për liderin kuqezi, me “Zonjën e Vjetër” që ka dërguar skaut në Pragë për të ndjekur më nga afër Ismajlin.

28-vjeçari do të zëvendësojë Berat Gjimshitin në formacionin e Kombëtares dhe do të luajë nga minuta e parë.

Siç dihet Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi pas dëmtimit të Gleison Bremer dhe mbrojtësi shqiptar shihet si i duhuri për bardhezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat