Tri ndeshje në shtëpi, bardheblutë nuk duhet të humbasin asnjë pikë

Futboll

Tri ndeshje në shtëpi, bardheblutë nuk duhet të humbasin asnjë pikë

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 15:56
Tirana

Pas kombëtares kampionati nis me Kupën e Shqipërisë dhe më pas me javën e nëntë.

Fakt është se Tirana luan tri ndeshje në shtëpi, ndaj Dinamos, Laçit dhe Vllaznisë.tiranaJanë tri sfida ku bardheblutë duhet të bëjnë të pamundurën të marrin pikët e plota.

Kujtojmë se skuadra dështoi të merrte nëntë pikë dhe humbi mundësinë që ishte skuadra e pathyeshme në fazën e parë. Në këtë moment që flasim bardheblutë janë të shtatët në renditje dhe pas kanë vetëm Skënderbeun, Bylisin dhe Laçin.

Me dy skuadrat e fundit ka lënë pikë, ndërsa fitoren e vetme bardheblutë e kanë ndaj Skënderbeut.

Tri ndeshjet në shtëpi nuk duhet të shpërdorohen që ekipi të ngjitet më shumë në renditje dhe të marrë ato pikë që i mungojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat