Java e tretë e kampionatit të vajzave luhet të shtunën & të dielën

Futboll

Java e tretë e kampionatit të vajzave luhet të shtunën & të dielën

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 16:11
Pamje nga një ndeshje

Java e tretë e kampionatit të vajzave luhet të shtunën dhe të dielën. Egnatia – Apolonia është takimi i parë i kësaj jave.

Ndeshja do të luhet në orën 12:00 në kompleksin sportiv “Egnatia” në Lekaj.

Të shtunën do të zhvillohet edhe takimi Kinostudio – Laçi, në QKS Kamëz në orën 14:00.

Tre sfidat e tjera të javës së tretë luhen të dielën. Ndeshja e parë e ditë është Lushnja – Tirana.

Takimi do të zhvillohet në orën 11:00, në stadiumin “Roza Haxhiu”.

Supersfida e javë së tretë luhet në “Shtëpinë e Futbollit”. Gramshi do të përballet me Vllazninë në orën 14:00

Gjithashtu, ky takimi do të luhet me sistemin VAR.

Java e tretë mbyllet me sfidën Teuta – Partizani. Ndeshja do të luhet në Durrës në orën 15:30.

Java e tretë e kampionatit të futbollit të vajzave:

Egnatia – Apolonia, e shtunë, ora 12:00

Kinostudio – Laçi, e shtunë, ora 14:00

Lushnja – Tirana, e diel, ora 11:00

Gramshi – Vllaznia, e diel, ora 14:00

Teuta – Partizani, e diel, ora 15:30

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat