Edon Zhegrovën e duan të gjithë

Futboll

Edon Zhegrovën e duan të gjithë

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 16:47
Me fanellë të Edon Zhegrovës

Me paraqitjet e tij në fushën e lojës, Edon Zhegrova ka arritur të fitojë zemrat e tifozëve të Lille, por jo vetëm.

Së fundmi, yllit kosovar i është kushtuar edhe një këngë nga reperi francez, Landers.

Ai e ka publikuar këngën para gjashtë ditësh, me këngën që titullohet “Zhegrova”.

Zhegrova këtë edicion të garave ka treguar paraqitje tejet të mira, duke nisur nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve, në Ligue 1 dhe në formatin e rregullt të elitës së futbollit europian.

Zhegrova madje bëri performancë të jashtëzakonshme edhe ndaj Real Madridit, ndeshje të cilën Lille e fitoi 1-0. Zhegrova e nxorri penalltinë, të cilën e konvertoi Jonathan David.

Ylli ynë ka gjashtë gola dhe një asistim në 11 ndeshje të luajtura këtë edicion të garave.

Por, Zhegrova ende s’e ka gjetur golin me Kosovën në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat