Publikohen formacionet zyrtare të Çeki - Shqipëri

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të Çeki - Shqipëri

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 19:50
Shqipëria

Shqipëria luan sot në orën 20:45 përballë Çekisë. Kjo ndeshje vlen për raundin e tretë në grupet e Ligës së Kombeve. Dy përfaqësueset ndodhen në grupin 1 të Ligës B.

Shqipëria vjen në këtë takim me 3 pikë, njëjtë si Çekia, por këto të fundit kanë golavarazh më të dobët me 2 gola më pak. Së fundmi janë bërë zyrtare dhe formacionet e sfidës.

Silvinjo ka zgjidhur dhe dilemat që kishte për mesfushën dhe sulmin.

Nuk ka surpriza nga trajneri brazilian, ndërsa pas Ramadanit dhe Asllanit që mbajnë mesfushën është vendosur Laçi.

Në këtë mënyrë krahët mbulohen nga Asani dhe Bajrami. Në vendin e Rei Manajt, që mungon nga takimi i fundit në shtator, është vendosur Daku.

FORMACIONET ZYRTARE:

ÇEKIA: Koval, Vitik, Holesh, Boril, Kufal, Suçek, Çerv, Provod, Çerni, Çori, Shulc

SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Daku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat