Dy lojtarë kuqezi rrezikojnë për ndeshjen e ardhshme

Futboll

Dy lojtarë kuqezi rrezikojnë për ndeshjen e ardhshme

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 19:54
Pamje nga një ndeshje

Shqipëria sonte luan ndeshjen e javës së tretë në Nations League kundër Cekisë.

Skuadra kuqezi duket gati për këtë sfidë dhe është e motivuar për fitore.

Kjo ndeshje mund të ketë edhe pasoja. Rregulloja e këtij kompeticioni për këtë fazë parashikon që një lojtar pezullohet pasi merr kartonin e dytë të verdhë në ndeshje të ndryshme.

Si pasojë, dy lojtarë kuqezi rrezikojnë pjesëmarrjen në ndeshjen pasuese. Ata janë Jasir Asani dhe Thomas Strakosha. Ata u ndëshkuan në ndeshjen e kaluar ndaj Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat