Shqipëria kokulur
Republika e Çekisë e ka mposhtur me rezultat 2:0 Shqipërinë, në kuadër të Ligës B të Kombeve.
Çekët arkëtojnë tre pikë, ndërsa djelmoshat e Sylvinhos kthehen kokulur nga Praga.
Është humbja e dytë rresht për kuqeyinjtë.
Në minutën e 3-të, Vaclav Cerny brenda 16-shit, duke goditur fuqishëm ku topi qëlloi shtyllën e majtë dhe futet në rrjetë, 1:0.
Në minutën e 18-të, Provod provon me të majtën, por gjen përgjigjen e portierit Strakosha.
Nedim Bajrami në minutën e 23-të nga e majta tentoj të gjejë shtyllën e dytë, por topi shkoi jashtë portës së vendasve.
Çekia - Shqipëria 2:0
Gjyqtar: B. Bastien (Franca).
Stadiumi Arena në Pragë.
Shikues: 15.000.
Shënues; Cerny (3'), Chory 66').
Kartona të verdhë: Hlozek - Daku.
Çekia: Kovar, Vitik, Holes, Boril, Coufal, Soucek, Cerv, Provod (Ling 88'), Cerny (Hlozek 69'), Chory (Kuchta 87')dhe Sulc (Cvancara 90+2').
Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Ramadani, Asllani, Laçi (Seferi 79'), Bajrami (Muçi 88'), Asani (Hoxha 65') dhe Daku (Tuci 65').
Në pjesën e dytë, në minutën e 52-të, Jasir Asani në pozitë të mirë por gjuajti dobët e jashtë portës.
Çekia gjen qetësinë në minutën e 63-të.
Coufal krosoi bukur, ndërsa mbrojtja kuqezi e përgjumur e Tomas Chory nga 8-9 metra shënoi me kokë në këndin e majtë, 2:0.
Në minutën e 76-të, Kristjan Asllani i pafat, goditja e tij nga rreth 25 metra në këndin e djathtë të epërm, mezi u ndal nga portieri Kovar, duke e dëbuar në korne.
Një humbje që dhemb shumë për kuqezinjtë.
Pas xhiros së tretë në Grupin 1, Gjeorgjia kryeson me 6 pikë, pasojnë Çekia me 6, Shqipëria 3 e Ukraina 3 sosh.