Live: Çekia - Shqipëria, ky është rezultati

Futboll

Live: Çekia - Shqipëria, ky është rezultati

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 tetor 2024 Në ora: 19:59 Përditësuar në ora: 20:40 më 11.10.2024
Pamje nga ndeshja

Shqipëria në presion

(E plotësuar) - 90' Çekia drejt fitores.

86' Pak minuta lojë deri në fund.

81' Ndeshja po shkon drejt fundit.

76' Kristjan Asllani i pafat, goditja e tij nga rreth 25 metra në këndin e djathtë të epërm, mezi u ndal nga portieri Kovar, duke e dëbuar në korne.

74' Pak shpresa për Shqipërinë.

Çekia - Shqipëria 2:0

Gjyqtar: B. Bastien (Franca).
Stadiumi Arena në Pragë.
Shikues: 15.000.
Shënues; Cerny (3'), Chory 66').

Kartona të verdhë: Hlozek  - Daku.

Çekia: Kovar, Vitik, Holes, Boril, Coufal, Soucek, Cerv, Provod (Ling 88'), Cerny (Hlozek  69'), Chory (Kuchta  87')dhe Sulc.

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Ramadani, Asllani, Laçi (Seferi 79'), Bajrami (Muçi 88'), Asani (Hoxha 65') dhe Daku (Tuci 65').

71' Shqipëria ka presionin.

66' Lojë e mirë.

63' Coufal krosoi bukur, ndërsa mbrojtja kuqezi e përgjumur e Tomas Chory nga 8-9 metra shënoi me kokë në këndin e majtë, 2:0.

56’ Nedim Bajrami me shokë po orvatet me mish e më shpirt.    

52’ Jasir Asani në pozitë të mirë por gjuajti dobët.50' Shqipëria kërkon piklë.

Ka përfunduar pjesa e parë. 

Një ndeshje e mirë nga të dy kombëtaret. 

Çekia është në epërsi (1:0) në kuadër të Ligës B të Kombeve.

42' Lojë me ritëm nga të dy kombëtaret.

38' Shqipëria pa sukses deri me tash.36' Ndeshje e luftuar.

33' Atmosferë e mirë.

28' Shqipëria po has në lojë të fortë të rivalit.

24' Çekia po tregon lojë të mirë.

23’ Bajrami nga e majta tenton të gjejë shtyllën e dytë, por sfera shkon jashtë portës së vendasve. 

18’ Provod provon me të majtën, por gjen përgjigjen e Strakoshës në pozicion. 14’ Çekia ka epërsinë në rezultat.10' Shqipëria synon golin.

6' Shqipëria në presion.

3’ Vaclav Cerny brenda 16-shit, ka goditur fuqishëm ku topi goditi shtyllën e majtë dhe futet në rrjetë.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Shqipëria gati

Në formacionin që trajneri Sylvinho ka zgjedhur për ndeshjen kundër Çekisë, Shqipëria paraqitet me një formacion të ekuilibruar.

Mbrojtësi Elseid Hysaj do të jetë kapiteni i skuadrës, ndërsa sulmi udhëhiqet nga sulmuesi Mirlind Daku, me mbështetje nga Nedim Bajrami dhe Jasir Asani.

Në mesfushë janë pozicionuar lojtarë të rëndësishëm si Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani, të cilët kanë detyrën e organizimit dhe mbrojtjes së prapavijës.

Me përfshirjen e mbrojtësve të fortë si Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli, mbrojtja pritet të jetë e qëndrueshme përballë kundërshtarit të fortë si Çekia.

Ndeshja është një pjesë e rëndësishme e Ligës së Kombeve, ku Shqipëria deri më tani ka regjistruar një fitore dhe një humbje, dhe kërkon të forcojë pozicionin e saj në grup.

Publikohen formacionet zyrtare të Çeki - Shqipëri

Shqipëria luan sot në orën 20:45 përballë Çekisë. Kjo ndeshje vlen për raundin e tretë në grupet e Ligës së Kombeve. Dy përfaqësueset ndodhen në grupin 1 të Ligës B.

Shqipëria vjen në këtë takim me 3 pikë, njëjtë si Çekia, por këto të fundit kanë golavarazh më të dobët me 2 gola më pak. Së fundmi janë bërë zyrtare dhe formacionet e sfidës.

Silvinjo ka zgjidhur dhe dilemat që kishte për mesfushën dhe sulmin.

Nuk ka surpriza nga trajneri brazilian, ndërsa pas Ramadanit dhe Asllanit që mbajnë mesfushën është vendosur Laçi.

Në këtë mënyrë krahët mbulohen nga Asani dhe Bajrami. Në vendin e Rei Manajt, që mungon nga takimi i fundit në shtator, është vendosur Daku.

FORMACIONET ZYRTARE:

ÇEKIA: Koval, Vitik, Holesh, Boril, Kufal, Suçek, Çerv, Provod, Çerni, Çori, Shulc

SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Daku.

Braziliani ka besuar përsëri Hysajt

Silvinjo ka vendosur formacionin titullar për ndeshjen me Republikën Çeke. B

Braziliani ka besuar përsëri Hysajt, të cilin e ka preferuar përballë Balliut.

FORMACIONET ZYRTARE:

ÇEKIA: Koval, Vitik, Holesh, Boril, Kufal, Suçek, Çerv, Provod, Çerni, Çori, Shulc

SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Daku.

Dy lojtarë kuqezi rrezikojnë për ndeshjen e ardhshme

Shqipëria sonte luan ndeshjen e javës së tretë në Nations League kundër Cekisë.

Skuadra kuqezi duket gati për këtë sfidë dhe është e motivuar për fitore.

Kjo ndeshje mund të ketë edhe pasoja. Rregulloja e këtij kompeticioni për këtë fazë parashikon që një lojtar pezullohet pasi merr kartonin e dytë të verdhë në ndeshje të ndryshme.

Si pasojë, dy lojtarë kuqezi rrezikojnë pjesëmarrjen në ndeshjen pasuese. Ata janë Jasir Asani dhe Thomas Strakosha. Ata u ndëshkuan në ndeshjen e kaluar ndaj Ukrainës.

Daku e nis nga fillimi, Shqipëria do pikë

Mirlind Daku e nis nga fillimi!

Në orën 20:45, kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë në “Epet Arena” të Pragës për ndeshjen kundër Çekisë, e treta në fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.

Një sfidë e rëndësishme për skuadrën kuqezi, që mund të vendosë shumë për fatin e tyre në këtë turne.

Me tri pikë pas dy ndeshjeve të para, Sylvinho dhe të besuarit e tij kërkojnë një rezultat pozitiv për të qëndruar në garë për vendin e parë në grupin B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat