Kosova U21 po i bën konak Polonisë në “Fadil Vokrri”.
Ndonëse e nisi mirë, kombëtarja dardane po pëson thellë pas 45-minutëshit të parë.
Polonia ka realizuar katër gola në këtë periudhë.
Portieri Mustafë Abdullahu me dy gabime, po kalon ndeshjen e tij më të dobët në karrierë.
Në fund të pjesës së parë, Ardit Tahiri pati një mundësi të artë për ngushtuar epërsinë, por nuk e qëlloi cakun.