Marash Kumbulla rikthehet në formacionin e Shqipërisë pas një kohe të gjatë

Futboll

Marash Kumbulla rikthehet në formacionin e Shqipërisë pas një kohe të gjatë

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 20:38
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla është rikthyer në formacionin e Shqipërisë pas një periudhe të gjatë mungese për shkak të një lëndimi të rëndë.

Mbrojtësi i Espanyol kishte pësuar një dëmtim të ligamentit të gjurit, dhe për këtë shkak nuk ishte pjesë e formacionit të Shqipërisë, lëndim i cili e mbajti atë jashtë fushës për disa muaj.

Rikthimi i tij në formacionin kombëtar është një lajm i rëndësishëm për trajnerin Sylvinho, pasi Kumbulla është një lojtar kyç në prapavijën e Shqipërisë, duke ofruar stabilitet dhe përvojë në mbrojtje.

Ky është një hap i madh për Kumbullën, i cili po kërkon të rikthehet në formën e tij më të mirë pas këtij lëndimi të gjatë.

Rikthimi i tij i në përballjen ndaj Çekisë është një test i rëndësishëm për të treguar se ai është gati për të luajtur në nivelet më të larta përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat