Nuk ishte mbrëmja e Kosovës U21

Futboll

Nuk ishte mbrëmja e Kosovës U21

Nga: K.G. Më: 11 tetor 2024 Në ora: 20:54
Pamje nga ndeshja

Polonia U21 ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj Kosovës U-21, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. 

Pjesa e parë ishte treguesi më i mirë se fitorja do t'i takoj polakëve, kur avancuan me 0:4.

Golat i realizuan Fornalczyk (21'), Pyrka (25'), Marczuk  (31') e Kaluzinski (45+2').  

Nuk ishte mbrëmja e djelmoshave të Afrim Tovërlanit.   

Pas xhiros së nëntë të kualifikueseve në Kampionatin Evropian U21, Polonia është në ved të dytë me 21 pikë dhe Kosova në të 4-tin me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat