Polonia U21 ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj Kosovës U-21, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Pjesa e parë ishte treguesi më i mirë se fitorja do t'i takoj polakëve, kur avancuan me 0:4.
Golat i realizuan Fornalczyk (21'), Pyrka (25'), Marczuk (31') e Kaluzinski (45+2').
Nuk ishte mbrëmja e djelmoshave të Afrim Tovërlanit.
Pas xhiros së nëntë të kualifikueseve në Kampionatin Evropian U21, Polonia është në ved të dytë me 21 pikë dhe Kosova në të 4-tin me 12 sosh.