Yakin para ndeshjen me Serbinë: Folëm me Granit Xhakën

Futboll

Yakin para ndeshjen me Serbinë: Folëm me Granit Xhakën

Nga: K. Goca Më: 11 tetor 2024 Në ora: 21:11
Murat Yakin

Një ditë para ndeshjes me Serbinë, selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur para gazetarëve serbë. 

Yakin pret një lojë intensive dhe nënvlerëson situatën rreth Granit Xhakës.

“Ne me të vërtetë po e presim me padurim ndeshjen dhe duam tre pikët”, tha Yakin.

Një ditë para ndeshjes ka disa pyetje për Granit Xhakën, i cili do të jetë në fokus edhe të shtunën. “Sigurisht, ne folëm me Granitin. Ai ka nevojë për emocionet dhe pasionin e nevojshëm për të dhënë performancë 100 për qind", - tha ai.

Yakin është i bindur se kapiteni Xhaka nuk do ta teprojë, siç bëri në Kopenhagë kur u përjashtua pas një faulli.

“Ai është një djalë me mendje të drejtë, por ai e di që nuk e mori vendimin e duhur kundër Danimarkës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat