Një ditë para ndeshjes me Serbinë, selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur para gazetarëve serbë.
Yakin pret një lojë intensive dhe nënvlerëson situatën rreth Granit Xhakës.
“Ne me të vërtetë po e presim me padurim ndeshjen dhe duam tre pikët”, tha Yakin.
Një ditë para ndeshjes ka disa pyetje për Granit Xhakën, i cili do të jetë në fokus edhe të shtunën. “Sigurisht, ne folëm me Granitin. Ai ka nevojë për emocionet dhe pasionin e nevojshëm për të dhënë performancë 100 për qind", - tha ai.
Yakin është i bindur se kapiteni Xhaka nuk do ta teprojë, siç bëri në Kopenhagë kur u përjashtua pas një faulli.
“Ai është një djalë me mendje të drejtë, por ai e di që nuk e mori vendimin e duhur kundër Danimarkës”.