Ish - sekretari i përgjithshëm i FIFA-s shpallet i pafajshëm për herë të katërt

Futboll

Ish - sekretari i përgjithshëm i FIFA-s shpallet i pafajshëm për herë të katërt

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 21:35
Blatter e Valcke

Procedurat e hapura në nëntor 2015 ishin të parat kundër Valcke.

Zyrtari i lartë i FIFA-s u akuzua për përvetësim në lidhje me shitjen e biletave për Botërorët 2014, 2018 dhe 2022.

Ai dyshohej edhe për dëmtim të të dhënave kompjuterike dhe faturim të pajustifikuar të tarifave.

Avokatët mbrojtës të Valcke janë të mendimit se “ky pushim i plotë i çështjes ishte përfundimi logjik i beteje absurde ligjore”.

Valcke është shpallur i pafajshëm për herë të katërt pas një gjyqi tepër të gjatë, i cili u anulua pjesërisht pas refuzimit të tre prokurorëve federalë.

Tashmë 64-vjeçari, i cili ka shërbyer pranë FIFA-s si sekretar i përgjithshëm nga viti 2007 deri në vitin 2016 kur insitucioni drejtohej nga Sep Blater, i ishte i pari jo zvicerian që mbante këtë detyrë që prej vitit 1956.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat