Arnold ka një skuadër në mendje

Futboll

Arnold ka një skuadër në mendje

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 22:02
Arnold ka një skuadër në mendje

Trent Alexander-Arnold është jo vetëm lojtar i Liverpool, por edhe tifoz që fëmijë i klubit të kuq. Ai iu bashkua kësaj skuadre që kur ishte 6 vjeç dhe debutoi si profesionist në 2015.

I pyetur se ku mund ta shohë veten në rast se largohet (me parametra zero në korrik 2025), mbrojtësi i djathtë ka zgjedhur një skuadër, Barcelonën.

“Do të thosha se skuadra ime e preferuar do të ishte Barcelona”, deklaroi ai për GQ.

Ndihem sikur katalanasit kanë të njëjtat vlera si Liverpool, sidomos prej akademisë”.

“U rrita duke parë Messin. Atje ishin lojtarë specialë.

Sigurisht, mund edhe të ndodhë që të luaj te Liverpool edhe 10 vite të tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat