Holanda kthehet me një pikë nga stadiumi ‘Puskas Arena’ në Budapest.
Hungaria dhe Holanda ndajnë pikët, duke luajtur baras 1;1.
Sallai në minutën e 32-të kaloi në epërsi Hungarinë.
Mysafirët barazuan në finish pikërisht në minutën e 83-të me golin e futbollistit Dumfries.
Holanda mbetet me një lojtar më pak nga minuta e 79-të, Van Dijk u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Gjermania kryeson me 7 pikë në grupin 3 të Ligës A të Kombeve, pasojnë Holanda me 5, Hungaria 2 dhe Bosnja e Hercegovina me 1 sosh.