Bajrami: Ju tregoj rolin e preferuar në fushë

Futboll

Bajrami: Ju tregoj rolin e preferuar në fushë

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 23:19
Bajrami - djathtas

Mesfushori i Kombëtares, Nedim Bajrami, foli pas humbjes 2-0 që Shqipëria regjistroi ndaj Çekisë. Ai ndër të tjera analizoi këtë përballje duke deklaruar:  

“E dinim që ata do të ishin agresiv, e morëm golin shumë shpejt. Pas 10-15 minuta e morëm ndeshjen në kontroll. Nuk është se ata kanë bërë lojë shumë të mirë, luanin me topa të gjatë. Gjeorgjia humbi sot dhe mendoj se jemi akoma në garë.  

Na kanë bërë shumë presion ata, mbas 2 ditësh kemi ndeshjen tjetër, shpresoj t’i shënojmë ato golat që nuk shënuam sot. 

Edhe mbrojtjen edhe sulmin i kishim më të mirë. Nuk kanë bërë ndonjë gjë më të mirë se ne, kështu është futbolli. Ata luanin me topa të gjatë.  

Duhet të luash në 3-4 pozita, bëjmë rotacion, unë jam 10-ç, por nuk e kam problem të luaj në krah, edhe të Rejnxhërs, luaj në krah. Unë preferoj 10, edhe sot jam përpjekur të ndihmoj Dakun. Unë jap maksimumin kudo të më fusë trajnerin, por unë jam 10-ç”, u shpreh Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat