Lamine Yamal do të mbajë numrin ikonik për Spanjën këtë muaj

Futboll

Lamine Yamal do të mbajë numrin ikonik për Spanjën këtë muaj

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 10:42
Lamine Yamal

Lamine Yamal e ka marrë numrin e ri në fanellë, para ndeshjes me Danimarkën në Ligën e Kombeve.

Sipas “ESPN Deportes”, 17-vjeçari s’do ta përdorë më numrin 19, pasi tash e tutje, ai do të jetë numri 10-shi i ri i Spanjës.

Së fundmi, bashkëlojtari i tij te Barcelona, Dani Olmo e mbante këtë numër, por ai nuk është pjesë e Spanjës këtë muaj, shkaku i lëndimit.

Mirëpo, siç thuhet më tej në raportim, nuk është e qartë nëse Yamal do ta mbajë këtë numër, ose vetëm do ta huazojë nga Olmo.

Me Yamalin të gatshëm ta mbajë numrin 10 në shpinë, ai do t’i bashkangjitet shumë legjendave spanjolle, që e kishin këtë numër.

Cesc Fabregas dhe Raul e mbanin këtë numër, kështu ky është një nder i madh për Yamalin për ta pasur këtë numër, madje vetëm si 17-vjeçar.

Raportimet në mediat spanjolle bëjnë me dije se Yamal mund ta marrë numrin 10 edhe te Barcelonë në një të ardhme të afërt, por ai numër momentalisht mbahet nga Ansu Fati.

22-vjeçari është i lidhur me një largim nga Barcelona tash e disa muaj, derisa nëse largohet në janar, numri do të jetë i Yamalit.

Lojtarë si Lionel Messi, Ronaldinho e Rivaldo e kanë pasur këtë numër te Barça.

Duke lënë anash spekulimet për numrin e tij, Yamal do të paraqitet në ndeshjen ndaj Danimarkës, dhe potencialisht edhe atë ndaj Serbisë si vendas, me dy ndeshjet që luhen në kuadër të Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat