Sytë te Granit Xhaka: Zvicra përballet sonte me Serbinë

Futboll

Sytë te Granit Xhaka: Zvicra përballet sonte me Serbinë

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Sot, Zvicra përballet me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ka dy vjet që kur këto dy skuadra nuk janë ballafaquar, e dihet që sytë janë te kapiteni shqiptar, Granit Xhaka.

Ani pse Xhaka ‘cilësohet’ si provokator nga serbët, skuadra e tij i del përkrahës, dhe se pa të nuk nisen askund.

Ndeshja nis nga ora 20:45 dhe luhet në Leskovc.

Pjesë e Zvicrës sonte do të jetë edhe shqiptari tjetër, Andi Zeqiri.

Në dy takimet mes vete, Zvicra ka shënuar dy fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat