Zidane emëron lojtarin që e meritoi “Topin e Artë”, por s’e fitoi

Futboll

Zidane emëron lojtarin që e meritoi “Topin e Artë”, por s’e fitoi

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 11:04
Zidane

Zinedine Zidane e “di” se kush e meritoi një “Top të Artë”, gjatë karrierës së tij të mbushur përplot trofe.

Më 2011, ishte Lionel Messi që e fitoi këtë çmim, para bashkëlojtarëve të tij, Xavit dhe Iniestës.

Argjentinasi e përfundoi sezonin 2009/10 me 47 gola në të gjitha kompeticionit – sezoni i tij më i mirë deri atë kohë – derisa e ndihmoi Barcelonën ta fitojë titullin në La Liga me 99 pikë.

Por, shumë besuan se çmimi i “Topit të Artë” duhet të shkonte te Andres Iniesta, i cili e shënoi golin e fitores për Spanjën ndaj Holandës në finalen e Kupës së Botës të vitit 2010.

Edhe Zidane beson në këtë mendim, duke thënë se Iniesta e ka merituar ta fitojë këtë çmim.

Të paktën kështu thoshte më 2018, kur mesfushori spanjoll po përgatitej për ndeshjen e tij të fundit “El Clasico”, pasi kishte njoftuar se do të largohej në fund të sezonit nga Barça.

Atëherë si trajner i Realit, fliste fjalët më të mira për legjendën e futbollit spanjoll.

“Është e vështirë, sepse kur e sheh një lojtar si ai të largohet, është shumë e vështirë. Unë nuk e shoh Iniestën si lojtar të Barcelonës, por si lojtar futbolli. Më ka rënë rasti dy herë të përballem me të. Është një njeri shumë i rezervuar. Më pëlqejnë lojtarët si ai, që bëjnë shumë në fushë, dhe janë shumë të qetë”, thoshte Zidane më 2018, para “El Clasicos”.

“Po flasim për dikë që i bëri shumë njerëz të ëndërrojnë dhe ai e meritoi të fitojë ‘Topin e Artë’, veçanërisht në vitin që e fitoi Kupën e Botës”, shtonte Zidane.

Iniesta ishte i dyti pas Messit në listën e “Topit të Artë” me 17.36% të votave.

Për këtë situatë foli edhe Iniesta.

“Imazhi im, i Xavit dhe Messit në atë podium është shumë më i madh për mua sesa ta fitoja vetë trofeun”, tha Iniesta.

Para pak ditësh, Iniesta njoftoi për pensionimin e tij nga futbolli.

Gjatë karrierës së tij, Iniesta luajti 16 vjet për Barcelonën, ku fitoi 32 trofe, derisa së fundmi u paraqit për Vissel Kobe dhe Emirates Club.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat