Leonardo “injoron” suedezin

Futboll

Leonardo “injoron” suedezin

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 13:00
Leonardo

Leonardo në Itali ishte fillimisht futbollist, më pas trajner dhe në fund menaxher i Milanit. Në Serie pati edhe një periudhë si trajner i Interit në sezonin 2010-2011, i pavlerësuar nga tifozët kuqezinj, të cilët i kushtuan një koreografi jo shumë të dashur derbin e 13 viteve më parë.

Braziliani, pas eksperiencës së tij të fundit si drejtor i PSG, duket se ka kthyer faqen dhe nuk përjashton një rikthim te kuqezinjtë: “Jam mirë në shtëpi, nuk kam shumë qëllim të kthehem në futboll si më parë. Sigurisht që nuk bëhet fjalë më për drejtor sportiv.

Pasi mbarova angazhimin me PSG-në vendosa që të marr një rrugë tjetër, e cila sigurisht do të jetë në futboll, sepse është jeta ime, por jo si drejtor sportiv”, – deklaroi ai për gazetarët e pranishëm në margjinat e panelit të “Festivalit Sportiv” në Trento.

Zlatan Ibrahimović është tani “Këshilltari i Lartë” te Milani. Leonardo, i pyetur se çfarë mendon për rolin e ri të suedezit, buzëqeshi dhe tha: “Pyetje e mirë, le të themi se nuk dua të përgjigjem”.

Një tjetër i vëzhguar i veçantë muajt e fundit nga fansat dhe profesionistët është Paulo Fonseca, i cili pas disfatës në Firence duket se është kthyer në “syrin e ciklonit”. Ish-lojtari i kuqezinjve, megjithatë, e mbron portugezin: “Kush jam unë që të them nëse është njeriu i duhur apo jo. Fonseca sapo ka filluar dhe të gjithë trajnerëve iu duhet kohë. Duket e parëndësishme, por është kështu”.

Në përfundim, Leonardo komentoi edhe merkaton e Milanit dhe duket se Alvaro Morata ishte lëvizja që e bindi më shumë: “Mendoj se ai tashmë është një lider te kuqezinjtë, edhe pse ka ardhur së fundi. Alvaro e njeh mirë Italinë dhe vjen nga një Kampionat Europian i fituar si kapiten. Pra, sigurisht që ka staturën për të qenë një forcë lëvizëse. Në fakt, tashmë po e dëshmon këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat