Dumfries: Dua të fitoj Ligën e Kampionëve

Futboll

Dumfries: Dua të fitoj Ligën e Kampionëve

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 13:09
Denzel Dumfries

Shënoi gol me Holandën (në barazimin 1-1 kundër Hungarisë) dhe tashmë Denzel Dumfries kërkon më shumë hapësirë aktivizimi ​​tek Interi. Anësori portokalli dëshiron të jetë referencë në formacionin e Simone Inzaghit në një muaj që premton të jetë vendimtar, me disa ndeshje të rëndësishme në kalendar: Roma, Young Boys, Juventus dhe Empoli.

“Ne jemi gati për këto sfida, – janë fjalët e ish-lojtarit të PSV. – Rivali kryesor për titullin? Ne jemi të fortë, por edhe Napoli, Milani, Juve. Nuk është si sezonin e kaluar, ne i respektojmë të gjithë”.

Pas titullit të 20-të dhe yllit të dytë, të gjithë sytë janë përqendruar nga Champions League. “Unë gjithmonë dua të arrij në finishin e çdo gare, – shtoi Dumfries. – Do të arrijmë gati dhe të plotë në përballjen me Juventusin.

Derbi i Madoninës ishte gabimi ynë i vetëm në këtë fillim të sezonit, u shfaqëm pa energji. Tani që do të kthehem në Milano, dua të luaj më shumë dhe të tregoj cilësitë e mia për tifozët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat