Sokol Kushta: Bëmë dy hapa mbrapa

Futboll

Sokol Kushta: Bëmë dy hapa mbrapa

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 13:38
Sokol Kushta

Legjenda vlonjate dhe e Flamurtarit, Sokol Kushta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas humbjes së Shqipërisë në transfertën me Çekinë.

Ai shkruan se Kombëtarja ka bërë dy hapa mbrapa dhe trajneri me lojtarët nuk duhet të vazhdojnë të justifikohen por të rikthehen sa më parë aty ku duhet të jenë.

"Ne ketë ndeshje bem dy hapa mbrapa,nje ne lojë,dhe e dyta ne mendim pas loje.

E para qe lozem dobet dhe duhet të rivijn aty ku e nisem.

E dyta qe me shqeteson qe ne intervista lojtarët dhe trajneri nuk ndihen fajtor,por vazhdojnë me justifikime.sa me shpejt te rikthejnë ekipin aty ku e meritojnë tifozët kudo qe janë", ka shkruar Kushta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat