Babai dhe vëllai i yllit të Tottenham dënohen për abuzim me fëmijët

Futboll

Babai dhe vëllai i yllit të Tottenham dënohen për abuzim me fëmijët

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 13:40
Heung-min Son

Sipas agjencisë koreane të lajmeve “Yonhap”, babai dhe vëllai i Heung-min Son u dënuan me një gjobë prej pak më shumë se 2000 euro për abuzim me një të mitur.

Woong-jung Son dhe Heung-yun Son, përkatësisht babai dhe vëllai i lojtarit të Tottenhamit, dyshohet se kanë rrahur dhe fyer disa futbollistë të rinj në akademinë e futbollit, me emrin “Woong-jung Son”.

Të dy do të duhet gjithashtu të ndjekin një kurs 40-orësh për të mësuar se si të parandalojnë çdo sjellje të dhunshme ndaj fëmijëve.

Babai i Son kërkoi falje në gjykatë: “Stafi i trajnerëve nuk ka vepruar kurrë në një mënyrë që nuk bazohet në dashurinë për fëmijët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat