Kombëtarja e Kosovës kremton në Kaunas me golat e Edon Zhegrovës e Ermal Krasniqit

Futboll

Kombëtarja e Kosovës kremton në Kaunas me golat e Edon Zhegrovës e Ermal Krasniqit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 tetor 2024 Në ora: 14:20 Përditësuar në ora: 16:52 më 12.10.2024
Edon Zhegrova feston me Donat Rrudhanin

Kosova shënon fitoren e radhës

Kombëtarja e Kosovës shkëlqeu në Kaunas, duke u kthyer me tre pikë të mëdha në kuadër të xhiros së tretë të Ligës C të Kombeve në futboll.

Futbollistët Edon Zhegrova e Ermal Krasniqi janë autorët e golave të fitores me rezultat 2:1 ndaj Lituanisë..

Për Zhegrovën është goli i pestë në fanellën e kombëtares Dardane.

Rumania kryeson me 6 pikë (një ndeshje më pak) në grupin 2, pasojnë Kosova me 6, Qipro 3 (një ndeshje më pak) dhe Lituania me 0 pikë. 

Lituania – Kosova 1:2

Stadiumi Kaunas.
Shikues: 5.000.

Gjyqtar: O. Berka (Çekia).
Shënues: Golubickas (84') - Zhegrova (21'), Krasniqi (65').
Kartona të verdhë:Girdvainis, Tutyskinas - Rrudhani, Dellova, Rexhbeçaj.

Lituania: Gertmonas, Kazukolovas, Girdvainis, Tutyskinas, Sirvys, Vorobjovas, Gineitis, Lasickas (Cernych 59'), Dolznikov (Paulauskas 78'), Slivka dhe Kucys (Matulevicius 78').
Kosova: Shaip, Vojvoda, Am. Rrahmani, Dellova, Rrudhani (Hadërgjonaj 60'), Rexhbeçaj, V. Berisha (I. Krasniqi 75'), Zhegrova, Muslija (E. Krasniqi 60'), Rashica (Jashari 88') dhe Al. Rrahmani (Asllani 88').

Në minutën e 21-të, Edon Zhegrova lirohet për bukuri nga mbrojtja lituane, duke goditur nga rreth 13-14 metra dhe në këndin e poshtëm të djathtë, 0:1.

Zëvendësuesi Ermal Krasniqi në minutën e 65-të me lëvizje dinake kaloi dy mbrojtës të rivalit, duke goditur nga rreth 13-14 metra dhe në këndin e poshtëm të djathtë, 0:2. 

Në minutën e 69-të, portieri Amir Shaipi fantastik, shpëtoi gol të sigurtë, duke e ndalur goditjen nga afërsia të lojtarit Paulius Golubickas.

Në minutën e 84-të, portieri Amir Shaipi reagoi dobët dhe futbollisti Golubickas realizoi me kokë në portën e zbraztë.

Kjo është fitorja e dytë rresht për djelmoshat e Franco Fodas duke e ruajtur hapin për kreun e tabelës.

Kosova ballëlart

(E plotësuar) - 90' Ndeshje mirë.

Lituania – Kosova 1:2

Stadiumi Kaunas.
Gjyqtar: O. Berka (Çekia).

Shënues: Golubickas (84') - Zhegrova (21'), Krasniqi (65').

Kartona të verdhë:Girdvainis, Tutyskinas - Rrudhani, Dellova, Rexhbeçaj.

Lituania: Gertmonas, Kazukolovas, Girdvainis, Tutyskinas, Sirvys, Vorobjovas, Gineitis, Lasickas (Cernych 59'), Dolznikov (Paulauskas 78'), Slivka dhe Kucys (Matulevicius 78').

Kosova: Shaip, Vojvoda, Am. Rrahmani, Dellova, Rrudhani (Hadërgjonaj 60'), Rexhbeçaj, V. Berisha (I. Krasniqi 75'), Zhegrova, Muslija (E. Krasniqi 60'), Rashica (Jashari 88') dhe Al. Rrahmani (Asllani 88').

87' Kosova tani ka presionin.

84' Portieri Amir Shaipi reagoi dobët dhe futbollisti Golubickas realizoi me kokë në portën e zbraztë.

82' Kosova kurrë më afër fitores.

78' Kosova po e kontrollon lojën.

73' Kosova drejt fitores, 0:2.69' Portieri Amir Shaipi fantastik, shpëtoi gol të sigurtë, duke e ndalur goditjen nga afërsia të lojtarit Paulius Golubickas..

65' Zëvendësuesi Ermal Krasniqi me lëvizje dinake kaloi dy mbrojtës të rivalit, duke goditur nga rreth 13-14 metra e në këndin e poshtëm të djathtë, 0:2.

62' Lituania e ka presionin.

60' Kosova po tregon lojën e saj.

57' Futen në lojë Floent Hadërgjonaj e Ermal Krasniqi.

 55' Lituania po sulmon.

48' Kosova po luan me sigurti të lartë.46' Fillon pjesa e dytë.

Ka përfunduar pjesa e parë, Edon ZHegrova realizoi në minutën e 21-të për epërsinë 0:1 të Kosovës.

45' Lojë me rivalitet, edhe Lituania mjaft e rrezikshme.

42' Mbrojtja e Kosovës është në nivelin më të lartë.

37' Kosova është në epërsi.34' Kosova mjaft energjike.

28' Portieri Shaipi po tregon formë të mirë.

25' Zhegrova në formë.

21' Edon Zhegrova për bukuri lirohet nga mbrojtja lituane, duke goditur nga rreth 13-14 metra e në këndin e poshtëm të djathtë, 0:1.18' Kosova po orvatet që të shënoj.

15' Edhe më tej 0:0.

12' Kosova po luan mirë.

10' Asnjë rast deri me tash.6' Zhegrova po tregon lojë të mirë.

3' Lojë mesatare.

1' Fillon ndeshja. Dardanët e nisin.

Gjithçka gat.

Edon Zhegrova rikthehet në formacionin titullar

Edon Zhegrova rikthehet në formacionin titullar!

Kosova luan sot në transfertë, në orën 15:00, ndeshjen e 3-të në Ligën e Kombeve, ku përballë ka Lituaninë.

“Dardanët” ndodhen në vendin e dytë me 3 pikë, ku kanë marrë 1 fitore dhe 1 humbje. Ndërsa rivalët e tyre renditen në vendin e fundit pa asnjë pikë.

Trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Një debutues te Dardanët

Dardanët synojnë të vazhdojnë me fitore, derisa lituanezët kërkojnë pikët e para.

Franco Foda ka vendosur tanimë për formacionet zyrtare, ku Amir Saipi do të debutoj nga minuta e parë.

Në mbrojtje janë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Donat Rrudhani.

Mesfusha përbëhet nga Valon Berisha, Elvis Rexhbecaj dhe Florent Muslija, derisa në sulm janë Milot Rashica, Edon Zhegrova dhe Albion Rrahmani.

Kombëtarja e Kosovës do pikë në Kaunas

Kombëtarja e Kosovës do të jetë mysafire e Lituanisë, me ndeshjen që nis nga ora 15:00.

Selektori Franco Foda ka vendosur për 11 lojtarët që do ta nisin ndeshjen nga fillimi.

Në formacionin e Kosovës ka disa risi, duke nisur nga porta.

Amir Shaipi e nis ndeshjen debutuese në vend të Aro Muroc, derisa Dellova po ashtu e nis nga fillimi.

Albion Rrahmani i prin sulmit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat