Live: Ermal Krasniqi qet nga loja mbrojtjen rivale, Kosova në festë

Futboll

Live: Ermal Krasniqi qet nga loja mbrojtjen rivale, Kosova në festë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2024 Në ora: 14:18 Përditësuar në ora: 14:31 më 12.10.2024
Edon Zhegrova feston me Donat Rrudhanin

Kosova për pikë

(E plotësuar) - 65' Zëvendësuesi Ermal Krasniqi me lëvizje dinake kaloi dy mbrojtës të rivalit, duke goditur nga rreth 13-14 metra e në këndin e poshtëm të djathtë, 0:2.

62' Lituania e ka presionin.

60' Kosova po tregon lojën e saj.

57' Futen në lojë Floent Hadërgjonaj e Ermal Krasniqi.

 55' Lituania po sulmon.

48' Kosova po luan me sigurti të lartë.

Lituania – Kosova 0:2

Stadiumi Kaunas.
Gjyqtar: O. Berka (Çekia).

Shënues: Zhegrova (21'), Krasniqi (65').

Kartona të verdhë:Girdvainis, Tutyskinas - Rrudhani, Dellova.

Lituania: Gertmonas, Kazukolovas, Girdvainis, Tutyskinas, Sirvys, Vorobjovas, Gineitis, Lasickas, Dolznikov, Slivka dhe Kucys.

Kosova: Shaip, Vojvoda, Am. Rrahmani, Dellova, Rrudhani (Hadërgjonaj 60'), Rexhbeçaj, V. Berisha, Zhegrova, Muslija (E. Krasniqi 60'), Rashica dhe Al. Rrahmani.

46' Fillon pjesa e dytë.

Ka përfunduar pjesa e parë, Edon ZHegrova realizoi në minutën e 21-të për epërsinë 0:1 të Kosovës.

45' Lojë me rivalitet, edhe Lituania mjaft e rrezikshme.

42' Mbrojtja e Kosovës është në nivelin më të lartë.

37' Kosova është në epërsi.34' Kosova mjaft energjike.

28' Portieri Shaipi po tregon formë të mirë.

25' Zhegrova në formë.

21' Edon Zhegrova për bukuri lirohet nga mbrojtja lituane, duke goditur nga rreth 13-14 metra e në këndin e poshtëm të djathtë, 0:1.18' Kosova po orvatet që të shënoj.

15' Edhe më tej 0:0.

12' Kosova po luan mirë.

10' Asnjë rast deri me tash.6' Zhegrova po tregon lojë të mirë.

3' Lojë mesatare.

1' Fillon ndeshja. Dardanët e nisin.

Gjithçka gat.

Edon Zhegrova rikthehet në formacionin titullar

Edon Zhegrova rikthehet në formacionin titullar!

Kosova luan sot në transfertë, në orën 15:00, ndeshjen e 3-të në Ligën e Kombeve, ku përballë ka Lituaninë.

“Dardanët” ndodhen në vendin e dytë me 3 pikë, ku kanë marrë 1 fitore dhe 1 humbje. Ndërsa rivalët e tyre renditen në vendin e fundit pa asnjë pikë.

Trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Një debutues te Dardanët

Dardanët synojnë të vazhdojnë me fitore, derisa lituanezët kërkojnë pikët e para.

Franco Foda ka vendosur tanimë për formacionet zyrtare, ku Amir Saipi do të debutoj nga minuta e parë.

Në mbrojtje janë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Donat Rrudhani.

Mesfusha përbëhet nga Valon Berisha, Elvis Rexhbecaj dhe Florent Muslija, derisa në sulm janë Milot Rashica, Edon Zhegrova dhe Albion Rrahmani.

Kombëtarja e Kosovës do pikë në Kaunas

Kombëtarja e Kosovës do të jetë mysafire e Lituanisë, me ndeshjen që nis nga ora 15:00.

Selektori Franco Foda ka vendosur për 11 lojtarët që do ta nisin ndeshjen nga fillimi.

Në formacionin e Kosovës ka disa risi, duke nisur nga porta.

Amir Shaipi e nis ndeshjen debutuese në vend të Aro Muroc, derisa Dellova po ashtu e nis nga fillimi.

Albion Rrahmani i prin sulmit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat